E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zelensky flet për sulmin mbi Izraelin/ “Tingulli i dronëve, të shërbejë si thirrje zgjimi për botën e lirë”
Lajme

Zelensky flet për sulmin mbi Izraelin/ “Tingulli i dronëve, të shërbejë si thirrje zgjimi për botën e lirë”

Pas sulmit të Iranit në Izrael, ka ardhur një reagim nga Volodymyr Zelensky, presidenti i Ukrainës.

Në një postim në rrjetet sociale, Zelensky ka deklaruar se tingulli i dronëve duhet të shërbejë si një thirrje zgjimi për botën e lirë.

“Ne në Ukrainë e dimë shumë mirë tmerrin e sulmeve të ngjashme nga Rusia, e cila përdor të njëjtat taktika të sulmeve masive ajrore. Tingulli i dronëve Shahed, një mjet terrori, është i njëjtë në qiejt mbi Lindjen e Mesme dhe Evropën.

Ky tingull duhet të shërbejë si një thirrje zgjimi për botën e lirë, duke demonstruar se vetëm uniteti dhe vendosmëria jonë mund të shpëtojë jetë dhe të parandalojë përhapjen e terrorit në mbarë botën”, ka shkruar ai.

Zelensky ka theksuar se veprimet e Iranit “kërcënojnë të gjithë rajonin dhe botën, ashtu si veprimet e Rusisë kërcënojnë një konflikt më të madh” dhe se “bashkëpunimi i dukshëm midis dy regjimeve në përhapjen e terrorit duhet të përballet me një përgjigje të vendosur dhe të bashkuar nga bota”.

Ai ka nënvizuar se ndihma duhet të jetë e prekshme dhe nuk duhet të ketë vetëm fjalë./

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.