E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zgjedhjet e 11 majit/ Igli Cara: Në Shqipëri nuk ka betejë midis partive, por midis opozitës dhe shtetit
Flash

Zgjedhjet e 11 majit/ Igli Cara: Në Shqipëri nuk ka betejë midis partive, por midis opozitës dhe shtetit

Kandidati për deputet i PD-së për Qarkun e Durrësit, Igli Cara tha se zgjedhjet në Shqipëri janë të ndryshme nga çdo vend demokratik, pasi sipas tij, nuk është një betejë midis partive, por betejë midis shtetit dhe opozitës.

Ai shtoi se lajmi që Parlamenti Evropian, do të monitorojë zgjedhjet në Shqipëri është pozitiv vetëm për opozitën dhe Shqipërinë, pasi qeverisë do t’i kufizohen shumë veprime manipuluese që i ka kryer më parë.

“Në fakt është një ngjarje që duhet përshëndetur. Deri më sot në Shqipëri ka ndërhyrë OSBE. Fakti që Parlamenti Evropian që këtë radhë do të ndërhyjë është një lajm pozitiv.

Sepse në këto 12 vitet e fundit ne kemi pasur zgjedhje që gjithmonë janë kontestuar dhe ka pasur probleme. Ky lajm është i mirë vetëm për opozitën dhe për Shqipërinë, sepse Edi Rama do të mendohet dy herë kur të bëjë atë veprim që ka bërë dikur.

Kur përmend Ramën përmend gjithë inturazhin e tij, të gjitha bandat e tij të Durrësit, të Elbasanit të Shkodrës e me radhë. Të gjithë e dimë që koka e tyre është Rama.

Këtu kemi një fushatë ndryshe nga çdo vend i botës sepse, se në çdo vend të botës konkurrojnë partitë me njëra tjetrën, kurse këtu tek ne bëhet fjalë që po konkurron opozita me shtetin, ku kjo e fundit përdor të gjitha mekanizmat përballë opozitës dhe ky është ndryshimi.” tha Cara.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.