E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit/ Gjykata e Tiranës njeh Lulzim Bashën si kryetar të Partisë Demokratike
Lajme

Zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit/ Gjykata e Tiranës njeh Lulzim Bashën si kryetar të Partisë Demokratike

Me këtë dokument të Gjykatës së Tiranës, Lulzim Basha njihet si kryetari i Partisë Demokratike. Lulzim Basha i ka dorëzuar sot Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) vërtetimin e Gjykatës se Partinë Demokratike e drejton ai. 

Më herët kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi tha se në garën e 6 marsit, do të regjistrohet kryetari që njeh gjykata.

Vendimi i gjykatës i jep fund pretendimeve të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe mbështetësve të tij se ata përfaqësojnë PD-në zyrtare.

Me këtë vendim Berisha nuk mund të garojë nën siglën dhe logon e PD-së në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.