Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Zoran Zaev shpall fitoren, si renditen partitë shqiptare
Kreu i LSDM-së Zoran Zaev shpall fitoren e zgjedhjeve të 10-ta parlamentare në Maqedoninë e Veriut. Partia që ai drejton ka marrë 46 mandate.
“Me një avantazh bindës dhe të qëndrueshëm me mbi tre mandate para VMRO-DPMNE-së, me mundësi për një ose dy mandate më tepër, koalicioni “Mundemi” është fitues në këto zgjedhje parlamentare”, tha mes tjerash Zaev.
Ai i vlerësoi zgjedhjet si evropiane, të sigurta dhe bashkëkohore si dhe falënderoi të gjithë ata që dolën për të votuar. “Sot fitoi e ardhmja, fitoi përparimi. “Koncepti – një shoqëri për të gjithë i mundi përçarjet,” u shpreh kreu i LSDM.
Ndërkohë, VMRO-DPMNE-ja ka marrë 44 mandate, BDI-ja 15, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa 12, E Majta dy dhe PDSH-ja një deputet.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




