E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zhduken dy motra të mitura në Tiranë, apeli prekës i nënës
Lajme

Zhduken dy motra të mitura në Tiranë, apeli prekës i nënës

“Ju lutem, më ndihmoni t’i gjej vajzat”

Një rast shqetësues është raportuar në Tiranë, ku dy vajza të mitura rezultojnë të zhdukura që prej mëngjesit të 27 marsit.

Bëhet fjalë për dy motra, Ledjona Dapa (14 vjeç) dhe Ana Dapa (12 vjeç), të cilat sipas familjarëve janë larguar nga banesa rreth orës 07:00 me destinacion shkollën “Gjon Buzuku”, pranë Komisariatit Nr. 4. Megjithatë, ato nuk janë kthyer më në shtëpi dhe që prej asaj ore nuk ka asnjë kontakt me to.

Nëna e vajzave ka bërë një apel publik për ndihmë, duke kërkuar bashkëpunimin e kujtdo që mund t’i ketë parë apo që disponon informacion mbi vendndodhjen e tyre.

“Ju lutem, nëse dikush i ka parë ose di diçka, të kontaktojë. Kam nevojë për ndihmën tuaj për t’i gjetur vajzat e mia,” shprehet ajo me shqetësim.

Familjarët janë në ankth dhe u bëjnë thirrje qytetarëve që çdo informacion, sado i vogël, mund të jetë i vlefshëm për gjetjen e tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.