E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zhdukja e Eglant Koçit, Torba zbulon ku janë përqëndruar hetimet
Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, Torba zbulon ku janë përqëndruar hetimet

Drejtori i Policisë së Tiranës, Oligert Torba, ka dhënë detaje të reja lidhur me zhdukjen e Eglant Koçi, një rast që po hetohet si ngjarje e rëndë kriminale.

Gjatë një deklarate për mediat, Torba bëri të ditur se hetimet janë marrë në dorë nga strukturat e specializuara për krimet e rënda, ndërsa dyshohet se i zhdukuri mund të jetë vrarë disa ditë më parë nga një person i afërt me të.

Sipas tij, një grup i posaçëm hetimor është angazhuar intensivisht në terren për gjetjen e trupit, me fokus kryesor zonat periferike të kryeqytetit. Kërkimet janë përqendruar veçanërisht në segmentet kufitare mes Tiranës dhe Elbasanit, ku dyshohet se mund të jenë fshehur gjurmët e krimit.

“Po ndiqet nga Krimet e Rënda në polici. Një strukturë e posaçme po merret me kërkimin e trupit. Kërkimi është fokusuar në rrethinat e Tiranës në kufirin me Elbasanin”, u shpreh Torba.

Autoritetet vijojnë operacionin e kërkimit dhe mbledhjen e provave, ndërsa hetimet mbeten në zhvillim për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.