E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zhvillohet sot raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoni
Bota

Zhvillohet sot raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoni

Votohet për kryetarë në 32 komuna

Sot, qytetarët e Maqedonisë së Veriut i janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e komunave në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Procesi zgjedhor po zhvillohet në 32 komuna të vendit, si dhe në Qytetin e Shkupit.

Në këtë fazë të zgjedhjeve, votimi po zhvillohet në komunat: Shkup, Aerodrom, Bogovinë, Bërvenicë, Valandovë, Vinicë, Dibër, Debarcë, Demir Kapi, Karposh, Kërçovë, Konçe, Koçan, Krushevë, Kumanovë, Lozovo, Makedonska Kamenicë, Makedonski Brod, Rosoman, Strugë, Studeniçan, Tetovë, Qendër, Çeshinovë Obleshevë, Çucer Sandevë, Shuto Orizari, Dollneni, Dojran dhe Zërnovci.

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në raundin e dytë kanë të drejtë vote 1.013.375 qytetarë, ndërsa vetëm në Qytetin e Shkupit janë regjistruar 474.304 votues.

Në kryeqytet, procesi është disi më kompleks: në komunat Qendër, Aerodrom dhe Karposh, qytetarët votojnë me dy fletëvotime, një për kryetarin e Qytetit të Shkupit dhe një për vetëqeverisjen lokale.
Ndërsa në Shuto Orizari, votuesit përdorin tre fletëvotime, pasi përveç zgjedhjes së kryetarit të komunës, do të zhvillohen edhe rizgjedhje për këshillin komunal.

Procesi i votimit ka nisur prej orës 07:00 të mëngjesit dhe do të përfundojë në 19:00 të mbrëmjes, me mundësi zgjatjeje nëse ka vonesa apo ndërprerje gjatë ditës.

Këto janë zgjedhjet e teta lokale në historinë e vendit dhe të katërtat në të cilat zgjidhen njëkohësisht kryetarë komunash dhe këshilltarë në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.