Interi i Simone Inzaghit vazhdon marshimin drejt titullit të dytë radhazi në Serinë A.
Zikaltërit regjistruan një tjetër fitore të rëndësishme në “San Siro”, kësaj radhe ndaj Cagliarit me rezultatin 3-1.
Me këtë sukses, zikaltërit forcojnë edhe më shumë pozitat në krye të tabelës, duke u shkëputur me 6 pikë nga ndjekësi më i afërt, që është Napoli.
Ndërkohë, trajneri Inzaghi ruan rekordin si i pamposhtur ndaj Cagliarit, me 13 fitore dhe 3 barazime në 16 përballje.