Zjarr te bashkia e Tiranës, policia përgjigjet me ujë, Këlliçi: Hajduta, bandita, mos prekni qytetarët
Është tensionuar situata në protestën para Bashkisë Tiranë.
Protestuesit kanë vendosur para bashkisë goma, të cilat mesa duet do të përdoren për t’u vënë zjarrin a, ashtu siç ka ndodhur edhe në protestat paraardhëse.
Pranë tyre janë vënë re edhe tymuese e flakadanë, si dhe vezë, të cilat edhe me parë janë përdorur për tu hedhur drejt godinës së bashkisë.
Ndërkohë që ndryshe nga protestat e mëparshme, nuk ka gardh metalik që ndan protestuesit nga forcat policore.
Veliaj me drejtorët e tij shpenzuan 100 mijë franga një fundjavë në Zvicër! Verifikojeni’
Nga fjala e Belind Këlliçit në demonstratën që po zhvillohet para bashkisë së Tiranës kundër korrupsionit.
“Kjo nuk është më godina e bashkisë së Tiranës. kjo është një skenë krimi, ku çdo ditë, kreu i bandës 5D dhe pronari faktik i inceneratorit të Tiranës shkon në zyrë për të vjedhur taksat tona.
Ndërkohë që kishte nisur protesta, falënderoj një punonjës të ndershëm të bashkisë së Tiranës që sjell një informacion me vlerë për SPAK: “Shikoni pak në sistemin TIMS datën 14 korrik të vitit të kaluar. A ka udhëtuar Erion Veliaj së bashku me drejtorët e 5D për në Zvicër? Shikoni hotelet ku kanë ndenjur dhe a kanë shpenzuar 100 mijë franga vetëm për një fundjavë në Zvicër apo jo?!”
Që ta dini qytetarë, sot familjet në nevojë të pastrehën ata që nuk kanë mundësi financiare nuk mbyllin dot muajin, kurse ky hajdut ordiner me banditët e tij, me Taulant Tushën, me Redi Mollën dhe Mariglen Qaton, Kapllanin, Malokun, Kacidhen harxhonin 100 mijë franga në fundjavë!”
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Tedi Blushi mbajti fjalën e tij në protestën tek bashkia e Tiranës.
‘Hiqni dritat, por zërin e opozitës nuk e fikni dot.
Të dashur qytetarë të Tiranës, sot ne jemi në luftë me këtë narkoshtet, me Erion Veliajn dhe Edi Ramën, dy simbolet më të zeza të korrupsionit dhe krimit në Shqipëri.
Këto zyra shteti janë kthyer në strofullat më të sigurta të krimit, sepse kanë mbështetjen e Erion Veliajt, i cili edhe sot u faktua se është ortak me të dënuarit për trafik droge.
Vetëm SPAK nuk i sheh këto prova krimi në çdo qoshe të Tiranës.
Ja ku janë kullat, ja ku është hajduti, pse nuk e arrestojnë. Sepse arsyeja është e thjeshtë, sepse vetëm një herë të vetme në jetën e tij, Erion Velaij u tregu i sinqertë duke i konsideruar kolegë hetuesit e SPAK.
Në fakt ata janë partnerë në krim, se nuk mund të mbyllësh sytë kur e gjithë bota flet opër krimin dhe korrupsion në Tiranë, ku të gjithë gazetarët e pavarur në botë, flasin për krimin e organizuar dhe denoncojnë lidhjet e Erion Veliaj dhe Ramës me krimin.
Ne sot jemi në betejë dhe këta mafiozë e kriminelë, do të marrin përgjiigjen në çdo strofull kudo që të fshihen.
Askush nuk i shpëton dot nga zemërimi popullor’, tha ndër të tjera, Tedi Blushi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



