E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zjarri në malin e Tërbunit jashtë kontrollit, 50 hektarë të djegur
Lajme

Zjarri në malin e Tërbunit jashtë kontrollit, 50 hektarë të djegur

Zjarri që ka përfshirë malin e Tërbunit në Pukë është përkeqësuar ndjeshëm, ndërsa era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve dhe po vështirëson ndjeshëm ndërhyrjen e forcave në terren.

Shefi i Shërbimit Zjarrfikës në Pukë, Agron Hadroj, deklaroi se situata deri pasditen e një dite më parë ishte nën kontroll, por ndryshimi i kushteve atmosferike ka bërë që zjarri të marrë sërish përmasa shqetësuese.

Sipas tij, flakët po përhapen në drejtim të Tërbunit dhe Gjegjanit, ndërsa terreni i thyer dhe erërat e forta po e bëjnë jashtëzakonisht të vështirë ndërhyrjen.

“Deri dje pasdite, situata ishte nën kontroll, por sot pati një erë shumë të fuqishme që na nxori jashtë kontrollit. Po luftohet në drejtim të Tërbunit dhe të Gjegjanit. Pasdite situata agravon për shkak të erës, megjithatë jemi angazhuar shërbimi zjarrfikës, vullnetarë, forcat e armatosura. Mendoj që 50 hektarë janë djegur. Ndërhyrja nga ajri këtu është e pamundur për shkak të terrenit të thyer”, tha Hadroj.

Ndërhyrja nga ajri aktualisht është e pamundur për shkak të erës, ndërsa edhe automjetet zjarrfikëse e kanë të vështirë të afrohen në të gjitha zonat e përfshira nga flakët.

Në terren vijojnë operacionet e përbashkëta të zjarrfikësve të Pukës, punonjësve të Shërbimit Pyjor, vullnetarëve dhe efektivëve të Forcave të Armatosura. Terreni i vështirë, së bashku me kushtet e pafavorshme atmosferike, po pengon përpjekjet për izolimin dhe shuarjen e vatrave.

Për momentin, situata mbetet e vështirë, ndërsa forcat në terren po punojnë për të frenuar avancimin e zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.