E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zjarri shkrumbon edhe banesa në Pukë (Foto)
Lajme

Zjarri shkrumbon edhe banesa në Pukë (Foto)

Situata në Pukë është rënduar ndjeshëm për shkak të zjarreve, ndërsa në zonat e prekura raportohet edhe për ndërprerje të energjisë elektrike dhe probleme me linjat telefonike.

Të gjitha vatrat e zjarrit në Gojan të Pukës kanë dalë jashtë kontrollit, ndërsa flakët janë përhapur në territor dhe janë afruar pranë banesave.

Pamjet nga terreni tregojnë dëmet e shkaktuara nga zjarri, ku disa banesa të pabanuara në Gojan janë përfshirë nga flakët. Situata paraqitet kritike, ndërsa përhapja e zjarrit po rrezikon edhe zona të tjera të banuara.

Përballë përkeqësimit të situatës, banorët po evakuohen me ndihmën e forcave të Policisë. Ndërkohë, në terren vijon ndërhyrja e forcave zjarrfikëse dhe strukturave të emergjencës, të cilat po punojnë për të frenuar përhapjen e flakëve.

Banorët kanë kërkuar ndërhyrje nga ajri për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit, ndërsa pamjet e mbërritura nga zona dëshmojnë për përmasat e dëmeve të shkaktuara në banesa dhe në territorin përreth.

Sipas banorëve, deri në këto momente nuk ka mbërritur asnjë helikopter në zonën e përfshirë nga zjarri, ndërsa situata vijon të mbetet shqetësuese.

Ndërprerja e energjisë elektrike dhe problemet me komunikimin telefonik e vështirësojnë më tej situatën për banorët dhe ekipet që ndodhen në terren.

Forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencës vijojnë operacionin për izolimin e vatrave, ndërsa banorët kërkojnë ndërhyrje sa më të shpejtë nga ajri për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.