Zullapi, Ballukja dhe “mjalti kinez” në Shqipëri
Genci Dushku
Një nga arsyet pse SHBA e sheh korrupsionin në Shqipëri si rrezik sigurie është pikërisht “Zullapi” që ulet para investitorit amerikan, përfaqësueses së SHBA dhe u tund Kinën si kukull kineze mbi tavolinë, në stilin “nëse s’më do ti, shkoj te tjetri”, sepse “NE” jemi “Pika e mjaltit” ne Europë!
Po të mos ishte deri në fyt në ujërat e zeza të korrupsionit, me dosje që i rriten si fatura të papaguara, s’do guxonte të bënte shantazh sentimental gjeopolitik pikërisht përballë amerikanëve.
“ZULLAPISTËT” apo “BALLUKISTËT” me hall nga drejtësia nuk bëhen “non grata” nga nostalgjia, por nga frika se mos u mbaron streha në pellgjet autokratike ku shpresojnë të shpëtojnë kokën.
Rama e ka fantazi këtë idenë se mund të luajë me SHBA duke përmendur Kinën, sikur po shpik doktrinë të re botërore, ndërkohë që mjafton një raport, një listë sanksionesh dhe një postim në rrjete sociale që “paketimi” i tij të bëhet më shpejt se një porosi online.
Në fund, kur një politikan i rrethuar nga dosjet e korrupsionit del e përmend Kinën si kartë presioni ndaj SHBA, nuk duket as i fortë, as strateg por duket thjesht si dikush që po dërgon CV për azil politik në botën autokratike….
T’ju rrojë Partia !
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



