Zvërneci/ Sekuestrohen 9 kontrata, Artur Shehu në ‘lupën’ e SPAK
Një procedim penal i nisur nga SPAK, nën drejtimin e prokurorëve Altin Dumani dhe Elida Kaçkini, është fokusuar tek verifikimi i transaksioneve financiare dhe pasurore të biznesmenit shqiptaro-amerikan Artur Shehu.
Sipas materialeve hetimore, qëllimi i këtij procedimi është zbardhja e origjinës së pronave dhe mënyrës së realizimit të shit-blerjeve të tyre. Në këtë kuadër, përveç shumave monetare, autoritetet kanë sekuestruar edhe nëntë kontrata të lidhura me këto transaksione.
Referuar dosjes hetimore, SPAK ka kërkuar autorizim nga gjyqtarja Fjorela Davidhi për kryerjen e kontrolleve dhe sekuestrimeve, duke argumentuar se veprimet janë ndërmarrë në kushtet e urgjencës hetimore dhe në kuadër të një hetimi për grup të strukturuar kriminal.
Në kërkesën drejtuar gjykatës theksohet: “Për shkak të urgjencës kërkojmë lejimin e kontrollit të banesës edhe përtej orarit të parashikuar në Kodin e Procedurës Penale, nisur nga fakti se jemi në kryerje e sipër të veprimeve hetimore.”
Ndër materialet e sekuestruara përfshihen këto kontrata:
- Kontrata me nr. 2xxx rep., dhe nr. 1xxx kol., e datës 24.05.2026;
- Kontrata me nr. 2xxx rep., dhe nr. 1xxx kol., e datës 24.04.2026;
- Kontrata me nr. 2xxx rep., dhe nr. 1xxx kol., e datës 24.04.2026;
- Kontrata me nr. 2xxx rep., dhe nr. 1xxx kol., e datës 24.04.2026;
- Kontrata me nr. 1xxx rep., dhe nr. 1xxx kol., e datës 21.04.2026;
- Kontrata me nr. 5xxx rep., dhe nr. 2xxx kol., e datës 09.12.2025;
- Kontrata me nr. 4xxx rep., dhe nr. 2xxx kol., e datës 21.11.2025;
- Kontrata me nr. 4xxx rep., dhe nr. 2xxx kol., e datës 21.11.2025;
- Kontrata me nr. 4xxx rep., dhe nr. 2xxx kol., e datës 21.11.2025.
Hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht rrjedhën e këtyre transaksioneve dhe për të përcaktuar nëse ekzistojnë elementë të veprave penale në lidhje me to.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



