E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zyrtare: Bashkimi Europian mbyll për 30 ditë kufijtë për të ndaluar përhapjen e koronavirusit
Bota

Zyrtare: Bashkimi Europian mbyll për 30 ditë kufijtë për të ndaluar përhapjen e koronavirusit

Liderat e Bashkimit Europian kanë rënë dakort ditën e sotme për të mbyllur kufijtë, një përpjekje për të ndaluar përhapjen e pandemisë së koronavirusit (Covid-19).

Vendimi vjen pasi vdekjet, por edhe rastet e reja, nga koronavirusi në disa shtete europiane si Italia, Franca, Gjermania dhe Spanja, janë duke u rritur.

Kufijtë e zonës së lëvizjes së lirë “Shengen” prej 27-shtetesh do të qëndrojnë të mbyllur për 30 ditë. Gjatë kësaj periudhe do të lejohen të kalojnë vetëm persona të autorizuar si diplomatë, mjekë e shkencëtarë të përfshirë në betejën kundër koronavirusit.

Për personat që duan të kthehen në atdheun e tyre, shtetet përkatëse i kanë këshilluar të kontaktojnë me ambasadat/konsullatat të vendeve ku ndodhen.

Të njëjtën masë drastike pritet të marrë edhe Britania e Irlanda. Kufijtë janë mbyllur edhe në Lindje, në Moldavi, Bjellorusi, Rusi dhe Ukrainë

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.