E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zyrtarizohen kandidaturat për postin e Prokurorit të Përgjithshëm
Lajme

Zyrtarizohen kandidaturat për postin e Prokurorit të Përgjithshëm

Zyrtarizohen emrat e kandidatëve për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, duke shënuar nisjen e një gare të rëndësishme për drejtimin e organit më të lartë të akuzës në vend.

Sipas burimeve të besueshme të gazetares Anila Hoxha, në listën e kandidatëve përfshihen disa prej figurave më të njohura të sistemit të drejtësisë. Mes tyre janë Kreshnik Ajazi, aktualisht drejtues i Prokurorisë së Elbasanit; Fatjona Memçaj, prokurore pranë Eurojust në mandatin e saj të dytë; Arta Marku, e cila më herët ka mbajtur funksionin e Prokurores së Përgjithshme të përkohshme; si dhe Ylli Pjetërnika.

Në këtë garë marrin pjesë gjithashtu edhe Rovena Bozo, prokurore në Prokurorinë e Tiranës, dhe Adnan Xholi, prokuror në Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Procesi i aplikimeve u hap nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP), në kuadër të përfundimit të mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm aktual, Olsian Çela, i cili mbyllet në muajin dhjetor. Kjo garë pritet të përcaktojë drejtimin e ri të institucionit në një moment kyç për sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.