1.4 milionë shqiptarëve iu skadojnë mjetet e identifikimit, Ministria e Brendshme nuk informon për çmimet e kripura të rinovimit
Pak ditë më parë u përhap lajmi se rreth 1.4 milionë pasaporta dhe karta identiteti do të skadonin në 6-mujorin e parë të vitit 2019.
Ministria e Brendshme u ka bërë thirrje qytetarëve të aplikojnë për të mbajtur rashën për rinovimin e mjetit të identifikimit.
Në njoftim nuk shkruhet askund çmimi i kripur që shqiptarët do të duhet të paguajnë, nisur nga mendimi se ku do të përfundojnë këto para.

Kuponi për rinovimin e kartës së identitetit kushton 1500 lekë të reja, ndërsa për pasaportën 7500 lekë.
Postimi i Ministrisë së Brendshme
Verifiko afatin e vlefshmërisë së kartës së identitetit!
Nëse ajo skadon në 6 mujorin e parë të vitit 2019, mos e lër për ditën e fundit. Apliko më herët për t’u ripajisur me kartë ID, evito radhën!
Me kuponin për kartën e ID, që e gjen në çdo zyrë të Postë Shqiptare paraqitu pranë zyrave të ‘Aleat’!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



