“1 cm rrugë kushton 2 mijë euro”, Rama ironizon Bashën: Sipas aritmetikës së tij, i bie që 2 km rrugë…
Kryeministri Edi Rama, ka ironizuar kreun e PD, Lulzim Basha pasi ky i fundit nga Unaza e re tha se kostoja e 1 centimetri rruge tek kjo zonë është 2 mijë euro.
Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se sipas aritmetikës së Bashës, kostoja e unazës shkon 400 milion euro.

POSTIMI I PLOTË
7X7=42 është lule para kësaj të fundit të Lulit: 1 cm rruge tek Unaza e Re kushton 2000 €. Rruga bën 40 mln € thotë po ai, po sipas aritmetikës së tij i bie që 2km bejne 400 mln £. Dhe 400 mln shumëzuar me gjerësinë sipas tij 30 m janë baraz 12 miliardë €.
Eh Artist Artist
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



