E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
1 ton kanabis në Kapshticë, do shkëmbehej me drogë të fortë në Turqi, në pranga 2 persona
Lajme

1 ton kanabis në Kapshticë, do shkëmbehej me drogë të fortë në Turqi, në pranga 2 persona

Mbi një ton kanabis u sekuestrua në pikën kufitare të Kapshticës, ndërsa policia vuri në pranga edhe 2 drejtuesit e kamionit, me të cilin droga do të transportohej drejt Greqisë.

Hashashi ishte ndarë në 103 thasë dhe u zbulua mbrëmjen e së mërkurës nga policia kufitare, pas një kontrolli të automjetit, që ishte ngarkuar me lëndë ushqyese për bagëtitë.

Në pranga ra Zija Hidri dhe Ardian Sako, ndërsa mësohet se policia kishte rënë në gjurmën e kësaj linje trafiku droge dhe pas kontrolleve të detajuara, edhe me qen antidrogë, apo me skaner, lënda narkotike u arrit që të zbulohej.

Kanabis do të shkëmbehej me drogë të fortë në Turqi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.