E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
11 vjeçarja nga Puka në gjendje të rëndë, një ditë më parë i vdiq motra
Lajme

11 vjeçarja nga Puka në gjendje të rëndë, një ditë më parë i vdiq motra

Një ditë më parë në Pukë humbi jeten një femijë dhe mjekët dyshojnë se shkak i kësaj tragjedie të këtë qenë fruthi. Ndërkohë që anëtartë e tjerë të familjës femijë janë sjellë me urgjencë në Tiranë për analiza të mëtejshme.

Pas ngjarjes së rëndë ku humbi jetën një 13 vjeçare në fshatin e thellë malor të Pukës, edhe gjendja e motrës së saj 11 vjeçare është e rënduar. Mjekja e QSUT, Ermira Kola foli për Ora Neës për gjendjen e tre fëmijëve familjes Smajli, të shtruar ditën e djeshme në spitalin e QSUT.

Ajo u shpreh se vajza 11-vjeçare është në gjendje të rëndë dhe se janë në pritje të analizave për të parë nëse fëmijët janë me fruth.”Gjendja e 11-vjeçares që nuk e ka kaluar rrezikun për jetën po ndiqet hap pas hapi.”, tha mjekja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.