Vrasja e Kurtit/ Zbulohet emri i personit që qëlloi është Klodjan Bane, 38-vjeç, nga Patosi
Zbulohet emri i personit që qëlloi dhe la të vdekur në atentat Jurgen Kurtin.Personi i shpallur në kërkim është Klodjan Bane, 38-vjeç, nga Patosi.
Mesohet se makina tip “Benz”, me ngjure gri me te cilen iu be atentati Kurit, ishte ne pronesi te personit qe ende eshte ne kerkim.
Per te humbur cdo gjurme ai i kishte mbivendosur targa false. Por, kamerat e sigurise ne nje perimeter shume te gjere, kane nxjerre zbuluar autoret.
Bane nuk ka njohje personale me viktimen, por mesohet se edhe ky ka qene i paguar per vrasjen se bashku me tre te tjeret qe tashme jane te arrestuar, konkretisht: Elsi Levendi lindur në Athinë/Greqi dhe banues në Tiranë, Olsi Qalliaj 22 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Patos dhe Alesio Berberi 33 vjeç lindur në Patos dhe baunes në Patos, Fier.
Arma, makina dhe sendet e tjera të sekuestruara nga policia janë gjetur ne banesën e Alesio Berberit.
Të 3 të arrestuarit kanë mbajtur qëndrim mohues para policisë dhe nuk kanë pranuar përfshirjen në këtë ngjarje.
Policia deklaroi më herët se gjatë kontrollit fizik dhe në banesat e këtyre shtetasve gjeti dhe sekuestroi një automjet që u ka shërbyer autorëve për tu larguar nga vendi i ngjarjes, si dhe dy makina të tjera luksoze.
Gjithashtu u gjet dhe një armë zjarri “Pistoletë TT”, fishekë luftarak, një sasi prej 2470 Euro e lekë shqiptare, 13 aparate celular, si dhe një sasi e vogël lënde narkotike.
Nderkohe, thuhet se ndihme kane qene edhe pergjimet mes te rinjve pasi kane kryer punen, dyshohet kundrejt nje pagese prej 30 mije euro. “Ke folur për ato lekët?”, “Kur do i marrim ato lekët?”, kane qene disa nga bisedat qe jane pergjuar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



