E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
12 muaj pas ndërtimit, rruga 10-milionëshe në prag të bllokimit
Lajme

12 muaj pas ndërtimit, rruga 10-milionëshe në prag të bllokimit

Shembje masivi dherash në aksin Herebel-Peshkopi

Segmenti rrugor Herebel – Peshkopi, i ndërtuar vetëm një vit më parë si pjesë e lotit të tretë të Rrugës së Arbrit, ndodhet përballë rrezikut real të bllokimit. Një masiv i konsiderueshëm dheu ka rrëshqitur drejt trupit të rrugës, duke ngushtuar ndjeshëm korsinë e qarkullimit dhe duke vënë në rrezik lëvizjen e automjeteve.

Ky aks përbën një pjesë të rëndësishme të Rrugës së Arbrit dhe ka kushtuar mbi 10 milionë euro nga fondet publike. Investimi është financuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, ndërsa zbatimi i punimeve është kryer nga kompania “Gjoka Konstruksion”, me nënkontraktor “Selami” sh.p.k.

Rruga u përfundua dhe u inaugurua në prag të zgjedhjeve të vitit të kaluar, por pavarësisht se është një ndërtim relativisht i ri, segmenti ka shfaqur vazhdimisht problematika për banorët e zonës dhe përdoruesit e saj. Rrëshqitjet e dheut dhe pasiguria në disa pika të aksit kanë ngritur shqetësime serioze për qëndrueshmërinë e veprës dhe cilësinë e punimeve të kryera.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.