E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ngecin investimet publike, 43.8 miliardë lekë të pashpenzuara
Ekonomi

Ngecin investimet publike, 43.8 miliardë lekë të pashpenzuara

Kur buxheti 2025 mori miratimin e kuvendit në Shqipërisë, programi i investimeve publike ishte mjaft ambicioz me një shumë totale prej 162, 3 miliardë lekësh afërisht 1,7 miliardë euro, një rekord historik.

Me gjithë rishikimet që ju bënë buxhetit 2025 me akte normative realizimi faktik i investimeve publike ishte 118,5 miliardë lekë. Shkalla e ecurisë mbetet në nivelin 73% të planit fillestar, duke lënë rreth 43.8 miliardë lekë të papërdorura (451 milionë euro) brenda vitit buxhetor.

Të dhëna të detajuara nga tabela e vjetore e investimeve nga Ministria e Financave shihet se realizimin më të mirë e kishin fondet për akset rrugore të Korridorit VIII, zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës dhe projektet e armatimit në ushtri, kontratat koncesionare dhe nga ana tjetër ecurinë më të dobët e kishin disa zëra të investimeve në shëndetësi dhe në arsim, ku universitet nuk arritën të alokojnë fondet e donatorëve.

Në 8 lotet e Korridorit 8 nga Elbasani në Qafë -Thanë u alokua pothuajse i gjithë programi e investimeve prej 6.5 miliardë lekësh dhe nga Elbasani në Papër gjithashtu u alokuan 3,1 miliardë lekë të tjera.

Afërisht 10, 1 miliardë lekë ose 8.5 % e investimeve totale vitin e kaluar shkoi për investimet në Korridorin 8. Teksa rreth 2 miliardë lekë u dhanë për projektin e zgjerimit të Autostradës Tiranë-Durrës.

Projekti, më i madh pas Korridorit kanë qenë rreth 4 miliardë lekë ose 41 milionë euro investime ne armatim dhe pajisje ushtarake. Ndërsa koncesioni i rrugës së Arbrit mbetet nga projektet me më të mëdha që u financua me rreth 3,4  miliardë lekë vitin e kaluar rreth 35 milionë euro.

Por mosrealizimi i investimeve publike në nivelin 27% reflekton një hendek të lartë midis planifikimit dhe kapaciteteve zbatuese. Ky hendek vjen nga burokracia e tejskajshme në procedurat e prokurimit dhe nga vonesat në proceset e shpronësimit që bllokojnë nisjen e punimeve në terren. Shpesh, projektet nisin pa pasur një studim fizibiliteti të kopsitur mirë, çka detyron rishikimin e tyre gjatë rrugës dhe ngrirjen e fondeve. Ky fenomen tregon se, ndonëse buxheti disponon likuiditet, makineria administrative nuk arrin ta injektojë atë në ekonomi me ritmin e parashikuar.

Pasojat e këtij mosrealizimi janë të shumëfishta dhe prekin drejtpërdrejt ritmin e zhvillimit ekonomik të vendit, duke krijuar kosto, pasi fondet e ngrira në buxhet nuk prodhojnë vlerë. Vonesa në përfundimin e infrastrukturës rrugë, ujësjellës, ne arsim dhe shëndetësi pengon rritjen e produktivitetit të biznesit privat dhe ul cilësinë e jetesës për qytetarët. Ky dështim në injektimin e kapitalit frenon rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), pasi investimet publike janë motori kryesor që stimulon konsumin dhe punësimin përmes efekteve zinxhir në sektorin e ndërtimit dhe shërbimeve./monitor

43.8 miliardë lekë të pashpenzuara: Investimet publike ngecin

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.