E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“140 mln euro Becchettit”, Rama reagon për vendimin e arbitrazhit: Ai gjyq s’ka mbaruar
Politikë

“140 mln euro Becchettit”, Rama reagon për vendimin e arbitrazhit: Ai gjyq s’ka mbaruar

Vetem pak dite me pare, media italiane shkruante per shumen qe Shqiperia duhet t’i paguaje pronarit te ‘Agon Channel’,kryeministri Edi Rama ka reaguar, teksa ne faqen e tij ne Facebook, i eshte pergjigjur nje komentuesi qe e pyeste pikerisht per kete ceshtje, per te cilen deri me pare nuk kishte pasur ndonje koment.

1

 

Reagimi vjen pas komenteve te shumta ne paralajmerimin e forte qe Rama dha per gjithe subjektet qe ushtrojne aktivitet ne shkelje te ligjit, bosat e te cileve, sipas kryeministrit do te paguajne me qimet e kokes.

“Ke harru te permendesh dhe leket qe ke me i dhon Agon chanel me ket fushaten qe ke marr me bizneset..se skan ku dalin ne vend tjt vec se tu e rrjep me xham popullin dhe bizneset”- i shkruan nje komentues.

Ketij te fundit, Rama nuk ia ka kursyer pergjigjen:

Rama: jo jo, s’harroj asgje une po kjo qe thua ti eshte muhabet pa lidhje dhe i gjyq s’ka mbaruar, pavaresisht se sipas teje jane dhene edhe leket! Shendet vella e mesoje qe ai kuponi ka brenda parate e popullit e te shtetit, jo vetem fitimin e pronarit te radhes.

Shkrimi ne median italiane/ “Shqipëria duhet të paguajë 140 mln €’, Becchetti për median italiane: Mori fund persekutimi politik

Becchetti, qe nderkohe banon në Londër, është pronar i ‘Agon Channel’, një stacion televiziv që transmeton nga Shqipëria.

Agon Channel, i cili punësoi më shumë se 500 persona në Shqipëri, kishte marrë një pozicion kritik ndaj qeverisë shqiptare dhe kryeministrit aktual, Edi Rama.

Me vendimin e marre, Gjykata ndërkombëtare konkludoi se qeveria Rama lëshoi një urdhër-arresti të motivuar politikisht kundër Becchettit dhe ortakut të tij në biznes, duke i akuzuar ata për shmangie të taksave, falsifikim të dokumenteve, përvetësim dhe pastrim parash, duke kërkuar gjithashtu ekstradimin e tij nga Mbretëria e Bashkuar.

Gjatë arbitrimit, gjykatat e Londrës kishin refuzuar tashmë kërkesat për ekstradim nga pala shqiptare, duke e konsideruar një abuzim serioz dhe Interpol kishte tërhequr urdhrat e arrestit ndërkombëtar kundër Becchettit dhe ortakut të tij të biznesit, De Renzis, pasi Shqipëria nuk ishte në gjendje ti justifikonte urdhër-arrestet.

Gjykata ndërkombëtare dënoi Shqipërinë për shpronësimin e paligjshëm të stacionit televiziv Agonset, në shkelje të traktatit të investimeve bilaterale midis Italisë dhe Shqipërisë, dhe urdhëroi pagimin e 140 milion eurove si kompensim ndaj Francesco Becchettit nga Qeveria Shqiptare.

Nderkohe qe Becchetti pas vendimit beri kete koment:

‘Familja ime dhe unë jemi të kënaqur që 4 vitet e betejave ligjore kundër arrestimit të paligjshëm dhe persekutimit politik kanë përfunduar. Mendimet tona të para shkojnë për të gjitha familjet e punonjësve të grupit mediatik që kane vuajtur kaq padrejtësisht për shkak të veprimeve të nxituara të qeverisë së korruptuar shqiptare. Ne jemi të kënaqur që gjykata ndërmori një hap të jashtëzakonshëm për të konfirmuar se ne kemi qenë të përndjekur nga shteti shqiptar. Ne mezi presim që të vazhdojmë me jetën dhe aktivitetet tona.

‘Policia shqiptare ndaloi punonjësit e Agon Channel në kufi. Subjektet, të cilët janë përcaktuar nga Qeveria shqiptare si ‘persona shumë të rrezikshëm’, përfshijnë gazetarë, drejtorë dhe analistë, por dhe kameramanë, operatorë e parukierë të TV-së’.- perfundon shkrimi ne median italiane.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.