E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
15-vjeçarja nga Kurbini i dërgoi letër, e prekur Presidentja e KE: Është një kujtesë e fuqishme…
Publik News

15-vjeçarja nga Kurbini i dërgoi letër, e prekur Presidentja e KE: Është një kujtesë e fuqishme…

BE- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen ka postuar ditën e sotme në rrjetet sociale një letër të shkruar me shkrim dore nga Erjola, një 15-vjeçare nga Kurbini.

15-vjeçarja  e falenderon Von der Leyen për rindërtimin e shkollës së saj të shkatërruar nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Nëpërmjet postimit në Instagram, Von der Leyen ka publikuar letrën e adoleshentes shqiptare, teksa thotë se ndihet e prekur. Ndër të tjera ajo thekson se kjo letër është  kujtesë e fuqishme e të mirave që mund të arrijmë si evropianë kur punojmë së bashku.

“Erjola është një vajzë 15-vjeçare që jeton në Kurbin të Shqipërisë Veri-Perëndimore, rreth 35 kilometra nga kryeqyteti Tirana dhe pak kilometra nga deti Adriatik.

Ajo më dërgoi një letër të shkruar me dorë, duke shprehur gëzimin e përzemërt për shkollën e saj të rindërtuar rishtas – të rindërtuar me ndihmën e BE-së.

Kjo letër më preku. Nuk është vetëm një rrëfim thellësisht personal i përvojës së saj. Është gjithashtu një kujtesë e fuqishme e të mirave që mund të arrijmë si evropianë kur punojmë së bashku. Në këtë rast BE-ja dhe Shqipëria.

Dy vite më parë, një tërmet shkatërrues me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter goditi Shqipërinë, duke vrarë dhjetëra. Ndër bashkitë më të prekura ishte Kurbini dhe ndër ndërtesat e shkatërruara ishte shkolla e Erjolës”,shkruan Von der Leyen.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.