162.7 tonë ADITIVË QË po HELMOJNË shqiptarët në pasticeri

Publik.al
Nuk është më vetëm çështja e grurit, miellit apo aditivëve për fryrjen e brumit, madje as thjesht buka e “fshatit” që na shitet si e pastër.
E vërteta është shumë më e hidhur: industria e ëmbëlsirave dhe pasticerisë po “gatuan” tronditjen e radhës.
162.7 tonë aditivë për pasticeri, vetëm nga 1 janari 2022!
Të dhënat zyrtare nga Doganat flasin qartë: brenda pak vitesh janë importuar 162.7 tonë aditivë të destinuar ekskluzivisht për pasticeri dhe ëmbëlsira.
Lista është e frikshme:
- “Guard Gum 5000 CPS”
- “Aditivë për torta dhe ëmbëlsira”
- “Trashës për pasticeri”
- “Xhelifikues për akullore dhe pasticeri”
- “Përgatitje aromatike për pasticeri”
… dhe shumë të tjera me emra po aq teknikë sa të dyshimtë.
Dy kompani i importojnë. Publik.al do të dokumentojë në ditët në vijim, çdo detaj në lidhje me këtë skandal dhe do thellohet në dy kompanitë dhe lidhjet e tyre korruptive. Ndërsa është në pritje të shkresës drejtuar AKU nëse prodhuesit e vegjël kontrollohen për përbërjen dhe sasinë e përdorimit? Ky është pikërisht hetimi që duhet hapur dhe që ne do ta ndjekim hap pas hapi.
Bota alarmohet për ëmbëlsuesit artificialë – ne mbyllim sytë
Ndërsa CNN raporton se konsumi i ëmbëlsuesve pa kalori çon në një plakje të trurit me ritëm 62% më të shpejtë, përkthehet në 1.6 vite humbje të funksioneve njohëse, në Shqipëri askush nuk flet.
Sipas studimit të Dr. Klaudia Kimie Suemoto, drejtoreshë e Biobankës së Plakjes në Universitetin e Sao Paulos, rreziku për kujtesën dhe aftësitë mendore është real dhe i dokumentuar.
Ëmbëlsira jonë e përditshme mund të ketë shije mjalti por po sjell helm për trurin.
Shqipëria nuk mund të rrijë spektatore. Kërkohet transparencë, kontrolle dhe alarm publik sot, jo nesër.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



