E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
17-vjeçarja tregon vuajtjet e vëllait me autizëm, si e ngacmonin shokët e lagjes
Lajme

17-vjeçarja tregon vuajtjet e vëllait me autizëm, si e ngacmonin shokët e lagjes

Një 17-vjeçare ka treguar vuajtjet e vëllait të saj të diagnostikuar me autizëm, i cili është 5 vite më i madh në moshë se ajo.

Regisa ftoi vëllain në rubrikën “ka një mesazh për ty” dhe rrëfeu se i është dashur të marrë rolin e motrës së madhe që në moshën 6-vjeçare.

Ajo ndau me publikun një ngjarje kur vëllain ia kishin quajtur të çmendur fëmijët e lagjes dhe e kishin bullizuar dhe për këtë i ishte dashur të fliste me komshinjtë.

“Unë kam vëllain me spektrin e autizmit, mirëpo ka lindur në Greqi dhe është diagnostikuar,është kapur herët si rast. Vëllai im është 5 vite më i madh se unë. Unë kam nisur që 6 vjeç faktikisht të jem mbrojtja e Nikos.

Niko ka pasur, të gjithë e dimë shoqërinë  sot, ngacmimet që bëhen te fëmijët që janë të veçantë dhe Niko për ngacmimin e tij më të vogël vraponte gjithmonë tek unë sepse e dinte që unë do dilja ta mbroja, t’i jepja atë sigurinë, pavarësisht se mami dhe babi ishin gjithmonë aty.

Mbaj mend ka qenë diku Qershor-Korrik dhe ne po luanim jashtë në lagje. Unë u ngjita lart, vëllai vazhdoi luajti, Niko, vjen sipër dhe ishte i mërzitur, unë e dalloj direkt që ishte i stresuar dhe e pyeta çfarë ke? Më tha “më kanë ngacmuar shokët e lagjes, më shtynë, më thanë ti je i çmendur” dhe normale unë si motra për vëllain që do bëjë të pamundurën për ta mbrojtur, në ato momente unë thjesht dal dhe e mbroj, flas me kalamajtë, flas me prindërit. Normale mami s’ishte në shtëpi në ato momente dhe kur erdhi mami i  them, mami komunikon me prindërit  e atyre  po nuk është se ndodh ndonjë gjë e madhe të themi të drejtën sepse prapë vazhdojmë të kemi mendime të njëjta”, tha ajo ndër të tjera.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.