E diel, 18 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rritet ndjeshëm numri i viktimave në Britani
Publik News

Rritet ndjeshëm numri i viktimave në Britani

Janë bërë publike shifrat e fundit përsa i përket të prekurve dhe viktimave nga Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 468 viktima, duke e çuar në 34.466 numrin total të jetëve të humbura. Ndërkaq, janë shënuar 3450 raste të reja me covid-19, duke e çuar në 240.161 numrin e përgjithshëm të të prekurve me këtë virus.

Sakaq, mediat britanike raportojnë se shteti më shumë i prekur është Anglia, dhe se shumë persona vdesin në azile të moshuarish. Prej kohësh tashmë vendi ishullor nuk i raporton zyrtarisht numrin e të shëruarve dhe pacientëve në gjendje kritike.

Ndërkohë,janë bërë publike shifrat e fundit përsa i përket të afektuarve nga Covid-19 në Itali.

Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 153 viktima nga koronavirusi, 89 më pak se dje, duke e çuar totalin e viktimave në 31.763.

Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 875 raste të reja pozitiv për një total prej  224.760 të infektuarish.

Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 2605 kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 122.810.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.