E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
18 dhjetori data kur Kuvendi voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Sali Berishës
Lajme

18 dhjetori data kur Kuvendi voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Sali Berishës

Kuvendi i Shqipërisë do të votojë më datë 18 Dhjetor për dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla caktoi këtë datë  për të mbledhur Këshillin e Mandateve e rregullores për të shqyrtuar shkresën e SPAK për Sali Berishën.

Në një njoftim për shtyp të Kuvendit theksohet se: Mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit, do të zhvillohet në datën 18.12.2023, ora 12.00, në Kryesinë e Kuvendit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.