Kolegji i Gjykatës Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Emiliano Shullazit për rrëzimin e vendimit të KLGJ-së në lidhje me gjyqtarët në proces dhe për lirimin e tij nga burgu.
Shullazi kërkoi shpalljen antikushtetuese të vendimit të KLGJ-së për caktimin e dy gjyqtarëve për shqyrtimin e çështjes së tij në apel, pasi sipas tij nuk janë pjesë e SPAK, por të komanduar.
Kujtojmë se në nëntor të vitit 2018 Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli fajtor për përvetësim pasurie, kërcënim, e grup të strukturuar kriminal Emiljano Shullazin, i cili u dënua me 14 vjet burg.
Bashkëpunëtori i tij Gilmando Dani u dënua 12 vjet burg, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela me nga 10 vjet dhe Blerim Shullazi me 9 vjet burg.



