21-Janari, Berisha shënjestron Topin: Ishte një nga organizatorët
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e tij pas daljes nga SPAK komentoi edhe ish-Presidentin Bamir Topi, duke iu referuar një pasazhi nga libri i tij.
Berisha mohoi të ketë dërguar Bashën në Presidencë dhe akuzoi Topin si një nga organizatorët e ngjarjeve të 21 janarit, duke pretenduar se Topi kishte interes që Rama t’i zgjaste mandatin.
Ai deklaroi:
“Bamir Topi në librin e tij, shkruan se kam dërguar Bashën në Presidencë. Po Bamir Topi ishte një nga organizatorët, priste zgjatjen e mandatit nga Rama. Basha nuk kishte asnjë porosi që të mos komunikonte me presidentin.”
Sa i përket marrjes në pyetje nga SPAK, Berisha sqaroi se pyetjet kanë qenë lidhur me sistemin e sigurisë jashtë Kryeministrisë dhe jo me serverat e brendshëm.
Sipas tij, ai do të paraqitet pranë SPAK sa herë të jetë e nevojshme:
“Për serverat nuk jam pyetur, jam pyetur për sistemin e sigurisë jashtë. Do të paraqitem sa herë të duan sa herë të kenë nevojë. Drejtuesi i Gardës s’ka marrë mendim nga unë nëse duhet të happë zjarr. S’mund të ketë mendime të tilla,” tha Berisha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



