Metoda epike e studentëve, në protestë me molotovët në qese kroasanësh
Protesta e ditës së tetë në Tiranë është shoqëruar me përshkallëzim të situatës, ndërsa në Rrugën e Durrësit janë nxjerrë molotovë që, sipas pamjeve të raportuara, ishin transportuar të fshehur në qese kroasanësh për të mos tërhequr vëmendjen e policisë.
Mjetet ndezëse u shfaqën pas tensioneve pranë Ministrisë së Arsimit, ku një pjesë e protestuesve hodhën gurë në drejtim të godinës. Përballë kësaj situate, policia ndërhyri me autobotë uji me presion për të shpërndarë turmën dhe për të vënë nën kontroll zhvillimet.
Marshimi kishte nisur në mënyrë paqësore, por situata ndryshoi pas përplasjeve pranë institucionit. Më pas, protestuesit vijuan lëvizjen drejt Rrugës së Durrësit, ku u nxorën molotovët.
Ngjarjet shënojnë një tjetër përshkallëzim të protestave që prej tetë ditësh po zhvillohen në kryeqytet, me pjesëmarrjen e studentëve, pedagogëve dhe qytetarëve. Përplasjet dhe ndërhyrja e policisë kanë shtuar tensionet në protestën që nisi me kërkesa të lidhura me shqetësimet e të rinjve dhe mbështetësve të tyre.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



