E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
21-Janari, Ilir Meta i befason të gjithë me lëvizjen e papritur
Lajme

21-Janari, Ilir Meta i befason të gjithë me lëvizjen e papritur

Ish-presidenti Ilir Meta ka kërkuar zyrtarisht të merret në pyetje në lidhje me ngjarjet e 21 Janarit, ku u vranë katër protestues.

Nga qelia, kreu i Partisë së Lirisë ka thirrur sot avokatin e tij, Kujtim Cakrani, të cilit i ka kërkuar të paraqesë në SPAK një kërkesë drejtuar prokurorit A. Shehu, me qëllim që Meta të dëshmojë si person që zotëron informacion mbi rrethanat e asaj dite.

Kjo lëvizje e Metës vjen pas paraqitjes së ish-kryeministrit Sali Berisha në Prokurorinë e Posaçme javën e kaluar, ku ai u thirr për të dhënë sqarime mbi të njëjtën çështje.

Para Berishës, edhe Lulzim Basha ka dhënë dëshminë e tij lidhur me hetimet për 21 Janarin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.