E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
22-vjeçari në prangat e policisë së Durrësit pasi akuzohet shpërndarje  droge
Publik News

22-vjeçari në prangat e policisë së Durrësit pasi akuzohet shpërndarje droge

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në kuadër të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla, kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast duke bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit: I.H., 22 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i tij u bë pasi, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kishin marrë informacion në rrugë operative se ky shtetas në automjetin që përdorte mbante lëndë narkotike për ta shpërndarë në doza të vogla.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar mjetin dhe kanë bërë bllokimin e tij së bashku me drejtuesin e mjetit, ku gjatë kontrollit Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi prej 76 dozash lëndë narkotike kanabis sativa”, bënë me dije blutë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.