E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
22-vjeçari që vdiq në Genova: Fati u tregua mizor, Marjusi ishte djalë i vetëm
Lajme

22-vjeçari që vdiq në Genova: Fati u tregua mizor, Marjusi ishte djalë i vetëm

“I puthi duart gjyshit”….

 

“Marjusi ishte djalë i vetëm, kishte dhe një motër të vogël”. Kështu deklaron i afërmi i Marjus Djerri, i cili është një nga viktimat e tragjedisë në Genova të Italisë.

tragjedia-ne-genova-flet-i-afermi-i-marjus-djerras

 

Fatbardh Marku, kushëri i nënës së 22-vjeçarit, ka pohuar për gazetaren e ‘News24 dhe ‘BalkanWeb’ Klodjana Haxhiaj se djali bashkë me familjen e tij kishin qenë me pushime në Shqipëri, dhe vetëm para tri ditësh kishin lënë Shijakun. Po ashtu i afërmi tregon me dhimbjes gjestin e fundit që Marjusi kishte bërë para se të ikte drejt vendit ku prindërit kishin emigruar, ndërsa i kishte puthur duart edhe gjyshit.

“Nena dhe babai i Marjusit janë sipërmarrës. Ai po shkonte më punë bashkë me shokun nga Shkodra kur ndodhi ngjarja. Fati është treguar shumë mizor. 3 dite kishin si familje qe ishin larguar nga Shijaku, se ishin me pushime. Para se te ikte i puthi duart gjyshit. Ai u largua me prindërit nga Vlora drejt Italisë. Prindërit qëndruan 8 vite pa ardhur ne Shqiperi se nuk kishin dokumente. Marjusi sapo kishte mbaruar shkollën dhe punonte ne biznesin e familjes”, tha Marku.

Kujtojmë se Marjusi udhëtonte në një automjet bashkë me shokun e tij Admir Bokrina, ndërsa të dy humbën jetën pas shembjes së urës Morandi.

http://www.balkanweb.com/i-puthi-duart-gjyshit-i-afermi-i-22-vjecarit-qe-vdiq-ne-genova-fati-u-tregua-mizor-marjusi-ishte-djale-i-vetem/

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.