E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arta Sakja zëvëndëson Edi Palokën në PD
Lajme

Arta Sakja zëvëndëson Edi Palokën në PD

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka zgjedhur kryetarin e ri, pas shkarkimit të Edi Palokës në 17 Dhjetor.

Këshilli Kombëtar do të drejtohet tashmë nga Arta Sakja, e cila u zgjodh me votat e anëtarëve të Këshillit që kanë marrë pjesë në mbledhjen e sotme që po zhvillohet prej 1 ore në selinë e PD-së.

Ndërkohë, janë zgjedhur edhe anëtarët e rinj të Kryesisë dhe Sekretarët e rinj të Partisë Demokratike, pas shkarkimit të anëtarëve që iu bashkuan Sali Berishës në Kuvendin e 11 Dhjetorit.

Vendimet e Këshillit Kombëtar të PD-së:

Kreshnik Çollaku – Sekretar për Emigracionin

Flamur Hoxha – Sekretar Organizativ

Indrit Sefa – Sekretar për Ligjet dhe Zgjedhjet

Roland Bejko – Sekretar për Pushtetin Vendor

Në Kryesi: Agron Kapllanaj, Gazmend Koduzi, Xhemal Gjunkshi, Helidon Bushati, Xhelal Mziu

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.