E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
23-vjeçari kapet duke transportuar 7 emigrantë drejt Malit të Zi
Lajme

23-vjeçari kapet duke transportuar 7 emigrantë drejt Malit të Zi

Një 23-vjeçar është arrestuar nga Policia Kufitare në Shkodër, pasi dyshohet se po transportonte kundrejt pagesës shtatë shtetas të huaj, të cilët synonin të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin me Malin e Zi.

Në pranga ka rënë shtetasi me inicialet L. M., banues në Urën Vajgurore. Arrestimi u krye gjatë operacionit të koduar “Transit 4”, të zhvilluar nga Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, në kuadër të kontrolleve kundër ndihmës për kalimin e paligjshëm të kufirit.

Ndërhyrja policore u realizua në segmentin rrugor Vukpalaj–Aliaj, ku shërbimet e Policisë Kufitare ndaluan automjetin që drejtohej nga 23-vjeçari. Gjatë kontrollit, në mjet u konstatuan shtatë shtetas të huaj: pesë nga Filipinet dhe dy nga Afganistani.

Sipas Policisë, nga veprimet e kryera dyshohet se të huajt po transportoheshin kundrejt pagesës, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit me Malin e Zi.

Në kuadër të procedurave hetimore, automjeti i përdorur për transportin e tyre u sekuestrua si provë materiale.

Materialet procedurale për këtë rast i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për vijimin e hetimeve dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme ligjore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.