E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
250 mijë euro dhe 16 mln lekë cash, Prokuroria kërkon burg për mjekut Edvin Prifti
Publik News

250 mijë euro dhe 16 mln lekë cash, Prokuroria kërkon burg për mjekut Edvin Prifti

Prokuroria ka kërkuar në seancën e sotme gjyqësore ‘arrest me burg” për mjekun Edvin Prifti, i arrestuar një ditë më parë me 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë të gjetura në shtëpi dhe zyrë.

Bëhet me dije se mjekut i është shtuar edhe akuza për “pastrim parash”.

Kujtojmë që mjeku i njohur Edvin Prifti u përfshi në çështjen e korrupsionit në Gjykatën e Krujës, pasi mori ryshfet për të bërë operacion pa radhë nënën e krye sekretares gjyqësore Emanuela Mallkuçi. Nga përgjimet dilte që Mallkuçi i kishte paguar rreth 2 mijë eruo për operimin e nënës.

Gjatë kohës që SPAK po përgjonte Mallkuçin, u zbulua edhe korrupsioni i mjekut Edvin Prifti. Pasi kontrollit në banesën e tij, mjekut i gjetën 250 mijë euro dhe 160 milion lekë të vjetra.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.