E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
29-vjeçari shqiptar kapet në Itali me mbi 414 kg hashash
Bota

29-vjeçari shqiptar kapet në Itali me mbi 414 kg hashash

Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi policia i sekuestroi më shumë se 414 kilogramë hashash, që dyshohet se ishin destinuar për shpërndarje në Romë dhe zonat përreth.

Operacioni policor u zhvillua në Guidonia, në periferi të Romës, pas hetimeve dhe vëzhgimit të lëvizjeve të të riut. Agjentët ndërhynë në momentin kur ai po transportonte disa valixhe drejt automjetit të tij.

Gjatë kontrollit të parë, në valixhe u gjetën rreth 98 kilogramë hashash. Megjithatë, hetimi vijoi pas arrestimit, pasi policia i gjeti 29-vjeçarit një tufë çelësash, të cilët rezultuan se hapnin disa ambiente të tjera.

Kontrollet në këto hapësira çuan në zbulimin e një sasie shumë më të madhe droge. Sipas autoriteteve italiane, një pjesë e hashashit ishte fshehur në frigoriferë të përshtatur për ruajtjen e lëndës narkotike.

Në një garazh u gjetën gjithashtu materiale që dyshohet se përdoreshin për ndarjen dhe paketimin e dozave. Hetuesit zbuluan edhe shënime të shkruara me dorë, ku ishin regjistruar sasi dhe përllogaritje që, sipas tyre, lidhen me aktivitetin e dyshuar të trafikimit.

Në total, policia sekuestroi mbi 414 kilogramë hashash. Autoritetet italiane vlerësojnë se droga, nëse do të hidhej në treg, mund të kishte një vlerë mbi 4 milionë euro.

29-vjeçari shqiptar akuzohet për posedim të lëndëve narkotike me qëllim trafikimin. Pas paraqitjes para gjykatës, u vendos që arrestimi të mbetet në fuqi dhe ndaj tij u caktua masa e sigurisë “arrest në burg”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.