Veliaj shemb ish-godinën e Drejtorisë së Burgjeve
Bashkia e Tiranës ka shembur ish-godinën e Drejtorisë së Burgjeve për të lejuar kalimin e mjetëve të tonazhit të rëndë për punimet e Teatrit të Ri Kombëtar. Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, ka theksuar se kjo masë është ndërmarrë për të lejuar që të gjitha mjetet të kalojnë përmes Unazës së Vogël të Tiranës, pa dëmtuar zonën e Pedonales dhe Kalasë, të cilat janë shumë të frekuentuara nga turistët gjatë verës.

Veliaj ka falenderuar të gjitha strukturat e bashkisë dhe Policinë për angazhimin e tyre në mbarëvajtjen e projektit të rëndësishëm për kryeqytetin. Ai ka shtuar se muaji gusht është koha kur Bashkia intensifikon punën në terren, pasi shumica e qytetarëve janë në pushime në bregdet. Qëllimi është që të përfundojnë punimet kryesore në këtë periudhë, për të minimizuar ndikimin e punimeve në trafikun e kthimit të pushuesve në qytet pas sezonit veror.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



