31-vjeçari në Fier kapet ‘tapë’ në timon dhe me kokainë në xhep
Një 31-vjeçar në Fier është kapur ‘tapë’ në timon dhe me kokainë në xhep. Shtetasi me iniciale E. B., 31 vjeç, banues në Plyk, Fier, është vënë në pranga pasi në automjetin e tij i është gjetur një sasi e konsiderueshme kokaine, si edhe gjatë testit të alkoolit ka rezultuar pozitiv.
“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier arestuan në flagrancë shtetasin E. B., 31 vjeç, banues në Plyk, Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në automjetin të cilin drejtonte, u gjet dhe u sekuestrua një sasi me lënde të dyshuar narkotike kokainë. Gjithashtu, ky shtetas drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”, raporton policia.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



