E diel, 18 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Donald Lu në  Elbasan:Gratë të jenë të barabarta në udhëheqje dhe përgjegjësi
Lajme

FOTO/ Donald Lu në Elbasan:Gratë të jenë të barabarta në udhëheqje dhe përgjegjësi


Gjatë takimit me të rinjtë Lu, ka zgjedhur t’iu flasë të rinjve shqiptarë si bashkëshort dhe si baba, duke deklaruar se është një mbështetës i madh i fuqizimit të grave.

Mesazhi i kryediplomatit amerikan është shpërndarë në faqen zyrtare të ‘Facebook’ të Ambasadës së SHBA, ku ndër të tjera ambasadori uron që të gjithë shqiptarët të jetojnë në një shoqëri në të cilën burrat dhe gratë të jenë të barabartë në udhëheqje dhe përgjegjësi.

Postimi i plotë i ambasadës:

“Si një bashkëshort dhe një baba, unë jam një mbështetës i madh i fuqizimit të grave. Shpresoj që të gjithë ju të jetoni në një shoqëri në të cilën burrat dhe gratë janë të barabartë në udhëheqje dhe përgjegjësi.”

Në fillim të këtij muaji, Ambasadori Lu vizitoi universitetin Aleksandër Xhuvani në Elbasan për t’u takuar me studentë dhe për të mësuar më shumë mbi projektet e tyre për të nxitur fuqizimin e grave dhe luftuar ekstremizmin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.