4 persona u bënë bashkëpunëtorë të drejtësisë. Të arrestuarit shqiptarë, shumica efektivë policie
Hetimet kanë nisur që në 2018 ku është kapur një ngarkesë me drogë dhe madje ka pasur edhe persona të arrestuar dhe 4 prej tyre janë bërë bashkëpunëtorë të drejtësisë dhe kanë dhënë detaje për antimafien italiane.
Nga hetuesit shqiptarë dhe ata italiane behet e ditur se është zbuluar një rrjet i drogës në të gjithë hallkat e zinxhirit të tij. Hetimet janë thelluar më tej edhe në pastrimin e parave.
Mes të arrestuarve ka edhe zyrtarë shqiptarë, kryesisht punonjës policie që kanë bërë të mundur lehtësimin e këtij trafiku.
Në total janë lëshuar 38 urdhër arreste, 10 prej të cilëve janë arrestuar më parë dhe ata ndodhen në Itali.
Ndërkohë edhe personat e arrestuar në Mal të Zi dhe në Spanjë janë kryesisht shqiptarë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



