4 vrasje në 8 sekonda, dalin detaje tronditëse për 21-Janarin
Artan Hoxha: Urdhi ishte ‘ta ta gjakos, gjakos’
Gazetari Artan Hoxha komentoi paraqitjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK dhe detaje nga audio-përgjimi i ngjarjeve të 21 Janarit.
Hoxha tregoi se në regjistrim dëgjohet qartë urdhri “gjakos, gjakos”, ndërsa katër të shtënat e protestuesve u kryen brenda vetëm 8 sekondave. Pas këtij momenti, urdhri tjetër që është dëgjuar në audio ishte “ndaloni zjarrin”.
Ai theksoi se Berisha ka deklaruar se të shtënat janë kryer nga Garda, por sipas Hoxhës, brenda godinës është qëlluar vetëm shefi i Gardës, Ndrea Prendi, i cili u shfaq me sy të nxirë gjatë ngjarjes.
“Audio-përgjimin nuk ia ka dhënë askujt, ndërsa kur SPAK kërkoi origjinalin dhe burimin, Berisha bëri një lojë fjalësh. Nga kodet e radiove, si luanë, diamanti, 77, Korabi, 220, mund të identifikosh pozicionet e përfshirë. Basha, si ministër i Brendshëm, është akuzuar, por nuk ka komanduar në Kryeministri. Ka pasur sistem kamerash, por Garda ka qenë ajo që ka kryer operacionin,” u shpreh Hoxha.
Ai shtoi në emisionin “Shqipëria Live” se regjistrimi është bërë duke përgjuar komandantin e Gardës dhe komunikimin e tij me zinxhirin komandues. Nga ky material kuptohet se urdhri për të qëlluar është dhënë qartë, dhe vetëm për 8 sekonda janë kryer katër vrasjet. Hoxha theksoi: “Po të kishte zgjatur urdhri më shumë, do të ishte bërë një kasaphanë.”
Sipas tij, e vetmja e shtënë brenda godinës ka qenë ajo që goditi Ndrea Prendin, ndërsa të shtënat e tjera janë kryer jashtë nën urdhër të komandës.
Ky material, sipas Hoxhës, i jep hetimeve një motiv të ri, duke vërtetuar se ngjarjet e 21 Janarit janë kryer me urdhër.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



