41-vjeçarja u helmua me fostoksinë, djali rrëfen si e kërcënonte i ati: Çfarë ndodhi një natë para se mami të vdiste
Djali i 41-vjeçares, Bedrie Loka, e cila u vetëhelmua me fostoksinë më 2 Janar në banesën e saj në Sukth, ka zbuluar detaje tronditëse nga marrëdhënie e prindërve të tij.
Ai ka dëshmuar për hetuesit se një natë përpara se e ëma të ndërmerrte aktin e vetëflijimit, babai i tij, Xhemal Loka e ka sharë dhe ofenduar 41-vjeçaren. I biri ka treguar se babai nuk e lejonte të ndjerën të shkonte tek prindërit e saj dhe atë mbrëmje sherri ka zgjatur deri në orën 23:00.
Gjithashtu ka treguar se rreth 1 vit më parë, kur ishte në Greqi, babai i tij e kishte marrë 41-vjeçaren në telefon dhe i kishte thënë se “unë ty do të bëj të vrasësh veten, mbaje mend”.
“Mami dhe babi gjithmonë kanë pasur debate me njëri tjetrin e nuk i kanë pasur mirë marrëdhëniet. Gjithmonë debatonin. Madje dhe një ditë para se të vdiste mami, një ditë para se të pinte helm, ata bënë një debat të fortë me mamin … se nuk e lejonte mamin të shkonte të shtëpia e gjyshes dhe filloi duke e sharë dhe ofenduar.
Debati atë natë ka zgjatur nga ora 19 pak a shumë, deri në orën 23:00. Babi kur ka qenë në Greqi, gati një vit më parë, ka marrë në celular mamin dhe i ka thënë që; unë ty do të bëj të vrasësh veten, mbaje mend”, duke theksuar “shkaku i këtij veprimi ka qenë se mami ka qenë shumë herë e kërcënuar dhe e ofenduar nga babi im … mami ka pasur konflikte të herë pas hershme me babain”, ka deklaruar djali.
Menjëherë pas ngjarjes së rëndë ai ka tentuar të largohet nga Shqipëria me 2800 Euro dhe 27000 Lekë.
Në banesën e tij, në kotecin e pulave është gjetur e mbështjellë me peshqir një armë zjarri automatik “PPS”, me krehër pa fishek, pjesët e lëvizshme të rregullta e me gjilpërë të rregullt, me numër arme “89-0579”. Po ashtu në të njëjtin vend janë gjetur 114 copë fishekë, model ’54, kalibër 7.62mm dhe 4 katër fishekë model ’56, kalibër 7.62mm”, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimeve balistike.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



