412 vota pro rezolutës për çeljen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
Është votuar rezoluta për hapjen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë në PE, me 412 vota pro nga 578 deputetë të pranishëm. Lajmin e dha përmes një postimi në Twitter kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla.
Balla se bashku me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruci ndodhen ne Strasburg ku ishin te pranishem ne momentin qe në Parlamentin Europian u votua rezoluta per negociatat me dy vendet qe moren pergjigjen zhgenjyese negative disa dite me pare nga samiti dy ditor ne Bruksel i BE.
“Nje shumice e gjere me 412 vota nga 578 te pranishem votuan pro rezolutes per hapjen e negociatave te pranimit me Maqedonine e Veriut dhe Shqiperine/ Ky eshte nje mesazh i shkelqyer per Keshillin Europian dhe Komisionin Europian”, thote Balla ne mesazhin e tij ne Twitter.
Deputeti socialist ka publikuar edhe momentin kur eshte votuar rezoluta:
“412 nga 578 deputetë (të pranishëm) të Parlamentit Europian votuan Rezolutën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE të Shqipërisë dhe BE”, shkruan bashkangjitur videos.
“Parlamenti Europian rishprehu sot fuqimisht mbështetjen për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. 412 eurodeputetë nga 578 të pranishëm mbështetën Rezolutën 🇪🇺 për hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, vijon Balla.
“Në Strasburg, në Këshillin e Europës për Konferencën Europiane të Kryetarëve të Parlamenteve. Menjëherë më pas në Parlamentin Europian, në seancën plenare ku do të votohet Rezoluta për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Qoftë shumica e drejtuesve të parlamenteve të vendeve anëtare të BE, qoftë shumica e eurodeputetëve bashkëndajnë vlerësimin se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e meritojnë tërësisht nisjen e bisedimeve për anëtarësim me BE”, shkruan Balla teksa ka postuar edhe fotot qe shihni me poshte:




Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



