42 gola në një natë, gola dhe spektakël në Champions League
Një natë e çmendur ishte ajo e së mërkurës në Ligën e Kampionëve, ku u regjistruan plot 42 gola në të gjitha sfidat, duke prodhuar emocion, surpriza dhe përmbysje spektakolare.
Rezultati më tronditës erdhi nga “Anfield”, ku Liverpooli u turpërua 1-4 nga holandezët e PSV-së, në një mbrëmje për t’u harruar për skuadrën e Jurgen Kloppit.
Në Greqi, Real Madridi vuajti deri në minutën e fundit ndaj Olympiacosit, por ia doli të triumfonte 3-4, falë një super nate të Kylian Mbappé, i cili realizoi të katër golat madrilenë.
Spektakël pati edhe në Paris, ku PSG mposhti 5-3 Tottenham-in në një duel plot ritëm e gola.
Në sfidat e tjera, Atalanta e Berat Gjimshitit shkatërroi 0-3 Frankfurtin, ndërsa Sporting ishte i pamëshirshëm ndaj Club Brugge, duke fituar 3-0.
Më poshtë të gjitha rezultatet e ndeshjeve të mbrëmjes:
Rezultatet:
-
Copenhagen 3-2 Kairat Almaty
-
Pafos 2-2 Monaco
-
Arsenal 3-1 Bayern München
-
Atletico Madrid 2-1 Inter
-
Frankfurt 0-3 Atalanta
-
Liverpool 1-4 PSV
-
Olympiacos 3-4 Real Madrid
-
PSG 5-3 Tottenham
-
Sporting 3-0 Club Brugge
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



