E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
5 pyetje kryepolicit të ri Skënder Hitaj dhe një urim
Lajme

5 pyetje kryepolicit të ri Skënder Hitaj dhe një urim

Sot u emërua një emër i ri si Kreu i Policisë së Shtetit. Të them të drejtën, kam dëgjuar fjalë të mira nga kolegët e tij. Por unë sot po i bëj 5 pyetje publikisht kryepolicit Skënder Hitaj.

E para: A po vjen me mentalitet të ri që policinë ta veshë në shërbim të qytetarëve dhe të ligjit strikt, duke u hapur rrugë profesionistëve dinjitozë? Fjala vjen, do të presësh lidhjet e drejtuesve të policisë me bandat e call center-ave, shpërndarësit e drogës, prostitucionin dhe lojërat e fatit?

E dyta: A do të vazhdojë Policia e Shtetit të jetë shërbëtore e oligarkëve, me urdhra dhe direktiva nga lart, dhe e fortë edhe në kundërshtim me ligjin për qytetarët e thjeshtë?

E treta: A do të arrestosh të shumëkërkuarit nga SPAK-u, fjala vjen Suel Çelën, apo do ta lësh të qetë në habitatin e tij, bashkë me të fortët sipas qyteteve: Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Vlorë etj.?

E katërta: A do të rrisësh besimin te partnerët gjermanë, belgë, holandezë dhe a nuk do të dekonspirohen operacionet e tyre në vendin tonë?

E pesta: A do ta sqarosh edhe akuzën e kreut të opozitës, Berisha, me vepra, se nuk drejtohesh nga ish-zv/kryeministrja Belinda Balluku?

E fundit: A do të hetosh rastin e pronarit të medias MCN, Endri Meksi, i cili është kërcënuar dy herë në ambientet e televizionit?

Të uroj sukses, sepse nuk di nga do t’ia nisësh, dhe ta përfundosh të plotë mandatin, ndryshe nga kolegët e tu para teje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.