500 MIJË PAUD DROGË, ARRESTOHEN 5 SHQIPTARË NË BRITANI (DETAJE NGA OPERACIONI-EMRAT)
Pesë shqiptarë janë arrestuar pas një operacioni të ndërrmarrë për të shkatërruar bandat e krimit të organizuar në Britani.
Autoritetet britanike fillimisht ishin informuar për një pronë ku kultivohej kanabis, por në sajë të një helikopteri që përdor teknologjinë e kërkimit të nxehtësisë, ata arritën të zbulonin edhe 6 ferma të tjera në zonën e Bretton.
Rreth 50 oficerë nga policia e Peterborough, të mbështetur nga kolegë nga Departamentet speciale dhe emigracioni, bastisën shtatë shtëpi në zonën e Brettonit si pjesë e një goditjeje për të prishur rrjetet e drogës të drejtuar nga grupe të krimit të organizuar.
Ardian Pepaj (22 vjeç) është lënë në burg për prodhim dokumentash false ndërsa Kledian Lezaj (27 vjeç) dhe Sokol Seta (23 vjeç) për prodhim kanabisi. Sa i takon identitetit të dy të tjerëve, nuk bëhet me dije pasi janë liruar në kushtet e hetimit. Tre shqiptarëve iu sekuestrua 571 bimë kanabis në stade të ndryshme rritjeje, vlera e të cilave përllogaritet 500 mijë paund, si edhe 2 kilogramë kanabis të tharë.
Përmes këtij operacioni të konsideruar si mjaft të suksesshëm, policia britanike ka hequr nga tregu gjysmë million paund nga xhepat e bandave të krimit të organizuara, që do të përdornin për të blerë drogë të Klasit A dhe për të financuar krime si trafiku i qenieve njerëzore.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




