E hënë, 9 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
51-vjeçari grek kapet me drogë në Aeroportin e Rinasit
Lajme

51-vjeçari grek kapet me drogë në Aeroportin e Rinasit

Një shtetas grek, 51 vjeç, është arrestuar nga Policia në Tiranë, pasi dyshohet se tentoi të trafikonte lëndë narkotike përmes aeroportit të Rinasit. Gjatë kontrollit të bagazheve të pasagjerëve të një fluturimi nga Athina, në valixhen që i përkiste atij u zbuluan dy paketime me material bimor të dyshuar si Cannabis sativa.

Operacioni policor u kodua “Fly” dhe u zhvillua nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas dhe autoritetet doganore.

Sipas njoftimit të Policisë, pas zbulimit të paketimeve nisi puna për identifikimin e personit që kishte në pronësi valixhen. Hetimet çuan te shtetasi grek me inicialet M. P., 51 vjeç, i cili ishte larguar nga aeroporti menjëherë pas mbërritjes në Shqipëri.

Ai u lokalizua më vonë në Rrugën e Durrësit, ku u arrestua në flagrancë, nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Dy pakimet me lëndën e dyshuar narkotike u sekuestruan si prova materiale, ndërsa vijojnë veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rastit.

Tre persona të tjerë në pranga

Në të njëjtin njoftim, Policia bëri me dije se gjatë ditës së djeshme janë kapur dhe ndaluar edhe tre shtetas të tjerë, ndaj të cilëve ishte caktuar më parë masa e sigurisë “Arrest në burg”.

Bëhet fjalë për O. K., 29 vjeç, G. S., 28 vjeç dhe S. H., 20 vjeç.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.