E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
52 grekë të shpallur ‘non grata’, Prokuroria nxjerr hollësira për individët e padëshiruar
Lajme

52 grekë të shpallur ‘non grata’, Prokuroria nxjerr hollësira për individët e padëshiruar

Pas deklaratës së zëvendës ministrit të Brendshëm Sandër Lleshi, i cili njoftoi sot se shteti shqiptar ka shpallur ‘non grata’ 52 persona që hodhën parrulla nacionaliste dje në Bularat, Prokuroria ka treguar më tepër detaje.

Burime nga prokuroria për “BallkanWeb”, treguan se për 44 shtetas grekë është vendosur dëbimi i tyre për 10 vite nga Shqipëria, ndërsa për personat e tjerë është kërkuar të shpallen si  të padëshiruar në Shqipëri për 15 vite.

Gjithashtu burimet sqaruan se 44 shtetasit grekë nuk plotësojnë kushtet për të hyrë në Shqipëri.

Këta persona akuzohen për prodhim dhe mbajtjet të armëve të gjuetisë, kalim të paligjshëm të kufirit si edhe nxitje të urrejtjes dhe shpërndarje të shkrimeve antikushtetuese.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.